A egziston mundësia e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës?

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 22:18
A egziston mundësia e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës?

Frikë që ndërkombëtarët mund të vijnë me kërkesën që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për ta rregulluar bazën ligjore për themelimin e Asociacionit, ka shprehur Dukagjin Gorani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kam frikë, që interpretimi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare i atij vendimi është ky: Gjykata Kushtetuese po sugjeron ndryshime të vogla në Kushtetutë. “Kësisoj ka me ta jep mendimin bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ai gjatë debatit me Pecin.

Por, Lulzim Peci nga Instituti KIPRED, është shprehur i sigurt se në Kosovë nuk do të ketë ndryshime kushtetuese për Asociacionin.

”Jo”, është përgjigjur ai me ton bindës.

Peci ka argumentuar se përse kjo gjë nuk mund të ndodh.

“Pika e dytë e marrëveshjes së 2015 thotë që Statuti duhet me shku në Gjykatë Kushtetuese për ta shikuar nëse është në përputhje me këtë ose jo. Por jo me ndryshu Kushtetutën”, ka deklaruar Peci.

Peci ka thënë se Asociacioni nuk mund të shndërrohejt në OJQ.

“Jo. Ne s’kemi me mujtë me bë atë”, ka deklaruar ai.

Por, Gorani mendon ndryshe.

“Edhe Kushtetuta, edhe vlerësimi i Kushtetueses, edhe krejt po çojnë andej, që kjo do të jetë vetëm një entitet joformal”, ka thënë ai.

Një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, pritet të arrihet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku kryeministrit Albin Kurti do ta takojë edhe njëherë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë ditës së sotme, pas takimit me emisarin e BE-së për Dialogun, Miroslav Lajcak, Kurti ka shprehur vullnetin e tij të plotë që ta nënshkruar marrëveshjen për të cilën u arrit dakordimi verbal në Bruskel gjatë takimit të fundit. 

(Kosova Sot Online)