Aksident i tmerrshëm: Audia luksoze bie nga mbikalimi, tre të vdekur

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 08:25
Aksident i tmerrshëm: Audia luksoze bie nga mbikalimi, tre të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Tiranë, ku një veturë, e cila vinte nga segmenti lindor, ka rënë nga mbikalimi, duke lënë të vdekur dy vajza përfshirë edhe shoferin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurse, tre të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues 20-vjeçarin, ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG-ut. Dhe, pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Hyndai”, me drejtuesin rreth 60 vjeç.

(Kosova Sot Online)