Lajçak dje takoi edhe Bislimin: Diskutova një sërë çështjesh të tjera urgjente në axhendën e dialogut

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 09:49
Lajçak dje takoi edhe Bislimin: Diskutova një sërë çështjesh të tjera urgjente në axhendën e dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, dje ka takuar krerët e shtetit të Kosoës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak është takuar edhe me shefin e ekipit negociator dhe numrin dy të Qeverisë, Besnik Bislimin me të cilin ka diskutuar për çështjet e tjera në kuadër të dialogut.

Këtu Lajçak ka specifikuar urgjencën me të cilën duhet të zbatohet Udhërrëfyesi për Energjinë.

“Me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Kryenegociatorin e Dialogut Besnik Bislimi, Diskutova një sërë çështjesh të tjera urgjente në axhendën e Dialogut, duke përfshirë nevojën urgjente për të zbatuar plotësisht Udhërrëfyesin e Energjisë”, ka shkruar Lajcak.

(Kosova Sot Online)