Podujevë: Sulmoi tre policë, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 10:07
Podujevë: Sulmoi tre policë, arrestohet i dyshuari

Në Podujevë është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë, raporton ‘Kosova Sot Online”.

Policët e lënduar kanë marrur tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje

“Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 09.03.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti i ka kanosur verbalisht si dhe i ka sulmuar fizikisht tre zyrtarët policorë me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)