Krasniqi: Sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme, jo me njohje të ndërsjellë

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 12:23
Krasniqi: Sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme, jo me njohje të ndërsjellë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar sot me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi tha se partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të jenë të befasuar me qëndrimin e PDK-së që s’e mbështet një marrëveshje pa njohjen reciproke në qendër.

Krasniqi tha se sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme, jo me njohje të ndërsjellë, por me Asociacionin në qendër

Sipas tij, një marrëveshje pa njohjen në qendër do të zgjasë procesin e dialogut dhe rrjedhimisht edhe status quo’në për Kosovën.

“Në diskutimet për marrëveshjen e propozuar, ia shpreha edhe njëherë qëndrimin e PDK-së rezervat që i kemi sa i përket marrëveshjet, për arsye që i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut, duke pritur një përfundim që sjell marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë. Ky ka qenë jo vetëm qëndrimi ynë, por edhe qasja e partnerëve ndërkombëtarë. Ajo që kemi sot në tavolinë është një marrëveshje e përkohshme, jo me njohje të ndërsjellë, por me Asociacionin në qendër”.

(Kosova Sot Online)