Vuçiq: Serbia s’do të pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB dhe s’do të ketë njohje të Kosovës

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 12:37
Vuçiq: Serbia s’do të pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB dhe s’do të ketë njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, vazhdon të paraqes qëndrimin e tij se Serbia s’do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti serb tha se Serbia është e gatshme për shumë kompromise, megjithatë sipas tij “shqiptarët s’do të bëjnë asgjë”.

“Serbia s’do të pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB dhe s’do të ketë njohje të Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë shumë kompromise, por shqiptarët s’do të bëjnë asgjë. Serbia është një palë serioze dhe luan fer”, ka thënë të enjten mbrëma kreu i shtetit serb.

Vuçiq po ashtu tha se është pothuajse i sigurt që kryeministri i Ksoovës, Albin Kurti s’do ta krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Unë jam pothuajse i sigurt që Kurti s’dëshiron të krijojë Asociacionin. Dhe ne nuk kemi asgjë kundër heqjes së regjimit të vizave. Serbia s’ka asgjë kundër kësaj, por Perëndimi s’është i gatshëm që t’i bëjë presion Kurtit “, ka thënë Vuciq.

(Kosova Sot Online)