Qytetari në Prishtinë e gjen kuletën me 2 mijë euro, ja kthen pronarit

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 12:52
Qytetari në Prishtinë e gjen kuletën me 2 mijë euro, ja kthen pronarit

Sot në Prishtinë ka ndodhur një gjest i mirë nga një qytetar.

Një qytetar sot në Prishtinë ka gjetur një portofol me 2 mijë e 120 euro, dhe disa dokumente, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Qytetari ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Prishtinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë e ka falënderuar qytetarin për gjestin e këtij qytetari.

(Kosova Sot Online)