Ngjarje e trishtë: Ra në kanal me veturë, vdes shoferja

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 13:43
Ngjarje e trishtë: Ra në kanal me veturë, vdes shoferja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një shofere femër ra në kanal me makinë në rrugën e varrezave në Kavajë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferja ra në kanal, pasi ishte duke drejtuar makinën tip Golf me targë AA 045 SJ.

Ekspertiza ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë arsyet se si ka ndodhur aksidenti tragjik.

(Kosova Sot Online)