'Starti entuziast i fushatës'/ Berisha: Do jetë pranvera e ndryshimit të madh

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 13:49
'Starti entuziast i fushatës'/ Berisha: Do jetë pranvera e ndryshimit të madh

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përshëndeti sot nisjen e vrullshme të fushatës zgjedhore.

“Zhvillimi më pozitiv i shoqërisë shqiptare këto ditë ka qenë starti entuziast, i fuqishëm i fushatës elektorale të PD-së.

Ka qenë reagimi i fuqishëm i qytetarëve në mbarë vendin, ju e patë, Mallakastra dhe Lezha ishin në zenitin e besimit, në zenitin e reagimit, ndaj përpjekjeve primitive, ndaj përpjekjeve të pashembullta në 32 vite të Edi Ramës për të fituar zgjedhjet me fasadë-veglat e tij.

Mund të them se ekziston një klimë e jashtëzakonshme. Edi Rama sikur të mbledhë Bravat dhe Alibashët e Ballkanit, është absolutisht i pashpresë.

Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Ajo çka duket është në këtë rast fenomeni i kupës. Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet antidemokratike, lidhjet me krimin, me drogën, kupa u derdh me vendimin për të emëruar opozitën që dëshiron, Alibasha-Brava dhe me këtë start, sigurojmë shqiptarët se kjo do jetë pranvera e ndryshimit të madh,” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)