Kurti: Asociacioni një-etnik s’është i mundur

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 14:03
Kurti: Asociacioni një-etnik s’është i mundur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që të arrihet një marrëveshje në takimin që pritet të ndodhë  në Ohër të Maqedonisë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne deshëm ta nënshkruanim marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti Vuçiq nuk deshi ta (nënshkruan atë). Kjo marrëveshje bazë e propozuar nga Bashkimi Evropian është një bazë solide për të ecur përpara dhe shpresoj që më në fund do ta arrijmë më 18 mars”, ka thënë Kurti për Euronews, transmeton Beta.

“Unë jam këtu si kryeministër i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga identiteti i tyre kombëtar, përkatësia etnike apo fetare. Prandaj, dua t’i kënaq të gjithë qytetarët në përputhje me të drejtat, nevojat dhe dëshirat e tyre. Për shkak të rendit juridik të shtetit tonë demokratik, zgjidhjet monoetnike nuk janë të mundshme”, ka potencuar Kurti.

(Kosova Sot Online)