Sali Berisha lideri më i preferuar i shqiptarëve

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 14:17
Sali Berisha lideri më i preferuar i shqiptarëve

Kompania e njohur e sondazheve ‘Terra World’ ka publikuar të dhënat e fundit në raport me dy rivalët politikë në zgjedhjet e 14 majit në Shqipëri, kryetarin e PD Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit duket se ka një rënie pikiatë në raport me kreun e demokratëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas sondazhit të fundit, 62.81% e shqiptarëve kanë ‘Mendim Negativ’ për kryeministrin Edi Rama gjatë periudhës ‘shkurt-mars 2023’ dhe vetëm 37.19% kanë ‘Mendim Pozitiv’.

Ndërkohë për kryetarin e PD, Sali Berisha, po për të njëjtën periudhë kohore, vetëm 35.56% e shqiptarëve kanë ‘Mendim Negativ’ dhe 64.44% kanë ‘Mendim Pozitiv’.


(Kosova Sot Online)