Price: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 16:08
Price: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse

SHBA-të nuk mund të vendosin kornizë kohore për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi, ka deklaruar zëdhënësi Ned Price, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 “Ne mbështesim fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas këtij propozimi të BE-së, dhe progresi drejt krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si shtet sovran, si një vend multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike”, deklaroi Price.  

Sipas zyrtarit amerikan, “përmes dialogut, besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Më pas progresi do të hapë derën për integrimin europian të të dyja vendeve dhe është thelbësor për siguri, stabilitet dhe prosperitet më të madh në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke.”

(Kosova Sot Online)