Prishtina vendos: Ndalon autobusët ndërurban

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 17:47
Prishtina vendos: Ndalon autobusët ndërurban

Për parandalimin e futjes së autobusëve ndërurbanë në brendi të qytetit, drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës ka njoftuar të premten, se me asistimin e Policisë, kanë nisur aksionin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijimi, pasi sipas Komunës, këta autobusë duke u futur në brendi të qytetit përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit, me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet.

“Drejtoria e Inspeksionit, nga sot ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht, parandalimin e futjes në brendi të qytetit të opertorëve (ndërurban) që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë, dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.

Inspektorati ka kërkuar nga transportuesit ndërubranë që të respektojnë në mënyrë strike vijën e qarkullimit të tyre, pasi “në të ardhmen përveç gjobave ndaj tyre, do të inicohet edhe procedura e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit”.


(Kosova Sot Online)