Vuçiq: Kosova e mori regjimin pa viza por do ta marr edhe anëtarësimin në KE

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 18:03
Vuçiq: Kosova e mori regjimin pa viza por do ta marr edhe anëtarësimin në KE

Rreth vizitës së emisarit të BE’së, Miroslav Lajçak, i cili edhe të premten po qëndron në Kosovë, ka folur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke e ndërlidhur me negociatat për propozimin europian dhe planin e zbatimit, Vuçiq ka folur rreth vendimit të Këshillit të Ministrave të BE’së për vizat. K ëtë e ka interpretuar si shpërblim për Kosovën. Sipas tij, shpërblimi i radhës do të jetë anëtarësimi në Këshill të Europës.

“Jam pothuajse i sigurt që Kurti është i vendosur që të mos e formojë Asociacionin. Se e ka të lehtë ta bëjë këtë, dëshmon vendimi për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të ashtuquajturës Kosovë të cilin nuk e kemi kundërshtuar. Por momenti kur ndodhi kjo tregon se jo që nuk janë të gatshëm të bëjnë presion ndaj Albin Kurtit, por kjo është një inkurajim për Albin Kurtin, që të vazhdojë me mospërmbushjen e premtimeve dhe kjo është ajo”, ka thënë ai.

“Ju garantoj, sikur që do të vazhdojë të thotë se nuk mund të formohet Asociacioni pa njohje, çfarë lidhje ka kjo, në marrëveshjen e Brukselit s’përmendet kurrfarë njohje. Por ai s’brengoset, e mori regjimin pa viza, do ta marrë edhe anëtarësimin në Këshill të Europës”,  ka shtuar Vuçiq.

Ndryshe çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës ka qenë temë në zyrën e Kurtit javën e kaluar, kur aty shkuan ambasadorët e vendeve të QUINT’it.


(Kosova Sot Online)