Miroslav Lajçak takohet edhe me ministrin Sveçla

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 22:09
Miroslav Lajçak takohet edhe me ministrin Sveçla

Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka takuar gjatë vizitës së tij në Kosovë, emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë.

“Dhe më në fund programi im i ngarkuar më lejoi të takohem me Ministrin e Brendshëm të Kosovës @XSvecla. Puna jonë është e mbivendosur në shumë fusha. Kjo është arsyeja pse nënvizova rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, shkroi Lajcak.

(Kosova Sot Online)