Lajçak: Mora vlerësimet e Listës Serbe mbi zhvillimet në veri

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 22:24
Lajçak: Mora vlerësimet e Listës Serbe mbi zhvillimet në veri

Përfaqësuesit e Listës Serbe, i ka takuar sot emisari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Lajçak ka thënë se i ka informuar ata rreth dialogut dhe ka dëgjuar mendimet dhe vlerësimet e tyre rreth zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Gjithashtu fola me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar mbi Dialogu dhe për të dëgjuar mendimet dhe vlerësimet e tyre rreth zhvillimeve në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Lajçak, gjatë ditës, ka takuar edhe liderët e opozitës në Kosovë, të cilëve u ka kërkuar që çështjen e dialogut ta vendosin mbi politikat ditore. 

(Kosova Sot Online)