Zbulohet identiteti, ky është personi që vdiq dje nga aksidenti fatal në Veternik

  • S.A /
  • 11 March 2023 - 09:18
Zbulohet identiteti, ky është personi që vdiq dje nga aksidenti fatal në Veternik

Pasditen e të premtes, në rrugën për Veternik, një veturë goditi një këmbësor qe po kalonte rrugën, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Shoferi i dyshuar është arrestuar, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Burimet e "Kosova Sot Online" kanë bërë të ditur  se ky rast që ka tronditur familjen Thaqi nga fshati Carallukë i Malishevës ka të bëje me humbjen e familjarit të tyre  Shaip Thaçi i moshes  48-vjeçare. Rasti është bëre publik nga familjarët edhe në rrjetet seciale,

Në anën tjetër, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

(Kosova Sot Online "