Ishte zhdukur që një muaj, gjendet i vdekur në një kanal i moshuari

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 11:18
Ishte zhdukur që një muaj, gjendet i vdekur në një kanal i moshuari

Një trup i dekompozuar është gjetur këtë mëngjes në një kanal në Divjakë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Mendohet se trupi i përket një 60-vjeçari me iniciale R.P.

Në raportin policor thuhet se nuk janë konstatuar shenja dhune.

I moshuari ishte denoncuar i humbur nga familjarët e tij.

Rasti për këtë vdekje është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes

(Kosova Sot Online)