Sherr mes tre personave, plagosen dy vëllezër

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 12:44
Sherr mes tre personave, plagosen dy vëllezër

Dy vëllezër kanë mbetur sot të plagosur në Tiranë, pasi janë përfshirë në një sherr me një person që i ka qëlluar me mjet shpues, shkruan “Kosova Sot Online”.

Autori i ngjarjes është ende i paidentifikuar.

Dy vëllëzerit kanë marrur trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.03.2023, në rrugën “Gavrli D’Ara”, shtetasit A. K., dhe A. K., (vëllezër), janë konfliktuar me një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet shpues.

Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kosova Sot Online)