59 vjeçari e godet një mjek në spital, ja arsyeja

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 13:42
59 vjeçari e godet një mjek në spital, ja arsyeja

Një 59-vjeçar nga Gramshi është arrestuar pasi ka goditur një mjek në krye të detyrës në spital, shkruan “Kosova Sot Online”.

I arrestuari, Sh.R, e ka goditur mjekun për arsye të dobëta.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”– njofton policia.

(Kosova Sot Online)