‘Udhëtimi drejt vdekjes’ publikohen pamje të reja kur Audi A8 çan barrierat dhe ‘fluturon’

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 14:50
‘Udhëtimi drejt vdekjes’ publikohen pamje të reja kur Audi A8 çan barrierat dhe ‘fluturon’

Janë publikuar pamje të reja teksa 20 vjeçari, Klevis Ruçaj udhëton me shpejtësi tej normave të lejuara duke rrezikuar edhe mjete të tjera në rrugë.

Ruçaj, i cili ndodhej në makinë me dy vajza, fillimisht përplaset me barrierat e rrethrrotullimit dhe më pas “fluturon” nga mbikalimi në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ndërkohë mjetet e tjera ndalojnë në rrugë pas aksidentit të rëndë, i cili ndodhi rreth orës 18:45 të pasdites së të enjtes (9 mars).

Pasi ra nga mbikalimi, Audi A8 u përplas me murin e nënkalimit dhe një mjet tjetër tip Hyundai ku udhëtoin 3 persona që mbetën të plagosur.

Dy pasagjeret në Audi, 22-vjeçarja Erisilda Abedini dhe 23-vjeçarja, Sikela Përroj, të dyja banuese në Tiranë, humbën jetën në vendngjarje. Ndërsa i riu vdiq disa orë më vonë në spital.

(Kosova Sot Online)