A ka banesa të lira në Cyrih?
Mungesa e banesave të lira në Cyrih është një problem i vazhdueshëm. Rreth 60% të komunave në kantonin e Cyrihut kanë më pak vende të lira për banim në vitin 2022 krahasuar me një vit më herët. Arsyet mbesin të njëjta si në të gjitha kantonet tjera: pak ndërtohet dhe në ndërtesat ekzistuese po zëvendësojnë rezidentët.
Edhe brenda Cyrihut ka dallime, vetëm 0.7% e banesave janë të lira në qytet. Në Küsnacht ka vende të lira 3.35% të qytetit, që i bie të jetë pesë herë e gjysmë më shumë se mesatarja e kantonit. Po ashtu në vende përreth Küsnacht përqindja e vendeve të lira sillet nga 0.3 deri në 0.7. Këtë përqindje e ka vetëm qyteti i Regensber.
Zëdhënësja në Küsnacht, Alexandra Bechter thotë se “gjatë përcaktimit, shkalla e vendeve të lira u krahasua me të dhënat për konsumin e energjisë elektrike në termocentralet në liqenin e Cyrihut. U identifikuan pasaktësi statistikore që tregon për ambiente të papërdorura që janë llogaritur si hapësirë banimi bosh, por nuk janë të lira dhe nuk disponohen në treg”.
Me fjalë të tjera, banesat e gjysheve ose shtëpitë e dyta të përdorura si zyra regjistrohen si apartamente bosh për shkak të konsumit të tyre të ulët të energjisë. “Në thelb, megjithatë, vërehet gjithashtu në komunën e Küsnacht se pak hapësirë banimi është në dispozicion në treg,” thotë Bechter, shkruan 20minuten.
(Kosova Sot Online)