Kryediplomati grek nesër vjen në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 15:11
Kryediplomati grek nesër vjen në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vijë nesër në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dendias do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Po ashtu, Dendias do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti, në një drekë të shtruar për nder të tij nga ky i fundit.

Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet për dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

(Kosova Sot Online)