18 vjeçari humb kontrollin e veturës dhe del nga rruga, vdes 20 vjeçari

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 15:30
18 vjeçari humb kontrollin e veturës dhe del nga rruga, vdes 20 vjeçari

Një 20 vjeçar ka vdekur në një aksident tragjik sot në Dibër, shkruan “Kosova Sot Online”.

18 vjeçari përderisa ishte duke vozitur automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti i riu 20 vjeçari pasagjer e ka humbur jetën në këtë aksident.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili nuk ka pësuar dëmtime.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Golf", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)