Deklarata e fortë e Mediut: Berisha e ka gati një skenar për zgjedhjet e 14 majit

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 16:18
Deklarata e fortë e Mediut: Berisha e ka gati një skenar për zgjedhjet e 14 majit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha e ka gati një skenar për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu tha se stafi i Berishës e ka parashikuar vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën si dhe vendimin e KQZ-së.

“Po të flas për Partinë Demokratike, e drejtuar nga zoti Berisha, besoj se stafi i i Partisë Demokratike, ka parashikuar një rezultat të Gjykatës së Apelit apo të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka skenar të gatshëm. Nuk mund të arrij ta  konceptoj që mos të ketë.

Në çdo rast duhet të kishte përgatitje për këtë çështje dhe besoj që ka. Zoti Berisha e ka deklaruar që do të bëjë një koalicion, për të dalë në koalicion”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)