Gjukanoviç: Ne do të jemi kundër politikës së Serbisë së madhe

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 10:25
Gjukanoviç: Ne do të jemi kundër politikës së Serbisë së madhe

Kam komunikim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, por se komunikimi nuk është aq intensiv sa më parë, për shkak të ndryshimit të kursit politik të Serbisë, ka deklaruar presidenti aktual i Malit të Zi dhe kandidati presidencial i DPS-së, Milo Gjukanoviç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjukanoviç beson se tek ai “nuk mund të gjendet anti-serbizëm”.

“Një pjesë e familjes sime të gjerë jeton në Beograd dhe miqtë e mi. Ne do të jemi kundër politikës së Serbisë së Madhe, por miq të Serbisë”, tha Gjukanoviç në një intervistë për Kanalin Parlamentar.

(Kosova Sot Online)