Kurti: Në Bruksel isha gati të nënshkruaj marrëveshjen

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 11:16
Kurti: Në Bruksel isha gati të nënshkruaj marrëveshjen

Në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheim-it, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim-it, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një mesazh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti foli për takimin e 18 marsit, ku përmendi refuzimin e Serbisë.

“Në takimin trilateral në Bruksel, ofrova të nënshkruaj marrëveshjen bazë në emër të Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht presidenti i Serbisë refuzoi. Refuzimin, ai e bëri publik pasi doli nga takimi. Javën e ardhshme ne përsëri do të takohemi në Ohër,të Maqedonisë së Veriut. Unë shpresoj që refuzimi i Serbisë që ta nënshkruaj propozimin në Bruksel nuk është indikacion që ata nuk pajtohen me përmbajtjen. Çdo ditë ne dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin”, tha ai.

(Kosova Sot Online)