Gruaja e gjen burrin të varur në pemë

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 12:00
Gruaja e gjen burrin të varur në pemë

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në degën e një thane pranë shtëpisë së tij në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësohet se 80-vjeçari Sheme Gjeçi është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij pasi vuri re mungesën e tij në shtrat.

Sapo ajo ka dalë për të parë për të shoqërin, e ka gjetur të varur në degën e thanës. Dyshohet se 80 vjeçari është vetëvarur në kushtet e depresionit pasi kishte kohë që vuante.


(Kosova Sot Online)