Presidentja Osmani takon kryediplomatin grek Dendias

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 12:25
Presidentja Osmani takon kryediplomatin grek Dendias

Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, e ka takuar sot presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dendias ka ardhur sot për herë të gjashtë për vizitë në Kosovë.

Osmani tha se me kryediplomatin grek biseduan për bashkëpunimin dypalësh, dialogun me Serbinë e për zhvillimet e fundit në rajon.

“Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon”, shkroi Osmani në një postim në Facebook pas takimit.

“Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike”, shtoi ajo.


(Kosova Sot Online)