Ndodh edhe kjo: Të riut shqiptar i konstatohet se e ka zemrën në krahun e djathtë

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 13:53
Ndodh edhe kjo: Të riut shqiptar i konstatohet se e ka zemrën në krahun e djathtë

Në një spital të Londrës me disa ankesa shëndetësore, është paraqitur një pacient shqiptar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Derisa është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërt.

Rasti është zbuluar nga kardio-kirurgu i njohur shqiptar, Kristo Papa i cili punon në Londër.

Sipas doktorit, pacienti i cili është i moshës 28-vjeçare, është konstatuar me Destrocardia dhe Inversione të organeve të barkut nga e majta.

Ky është ndër rastet e rralla në botë ndërkohë që për të riun kanë nisur shqetësimet e para shëndetësore. Sipas doktorit të mirënjohur, në të gjithë botën mund të jenë vetëm 5 raste njerëzish që kanë këtë lloj anomalie trupore.

Papa është shprehur se do ta ndjekë hap pas hapi rastin e të riut i cili aktualisht vijon normalisht punën e tij.

Image


(Kosova Sot Online)