Rohde: Kosova të zbatojë themelimin e Asociacionit

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 16:37
Rohde: Kosova të zbatojë themelimin e Asociacionit

I mbështes plotësisht përpjekjet e emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rohde në një postim në Twitter ka shkruar se një marrëveshje është arrit.

“Kosova do të fitojë shumë. Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të gjatë dhe të përmbushë themelimin e Asociacionit tani. Apeli im për Kosovën dhe Serbinë për bisedimet e ardhshme në Ohër është: ‘Mos e humbisni autobusin”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Rohde ka shtuar se një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke.


(Kosova Sot Online)