Ky shtet në alarm: Po vijnë mbi 900 mijë emigrantë

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 17:25
Ky shtet në alarm: Po vijnë mbi 900 mijë emigrantë

Italia mund të përballet me valën më biblike të emigrantëve klandestinë nga Afrika drejt brigjeve të saj. Qeveria e Melonit, sipas mediave italiane, parashikon një skenar të frikshëm që 900 mijë emigrantë të mbërrijnë drejt Lampeduzës deri në muajin Gusht.

Ndërkohë që shërbimet sekrete italiane kanë dhënë alarmin se jo vetëm nga Libia, por edhe nga shtetet e tjera drejt brigjeve italiane janë gati të mbërrijnë 685 mijë emigrantë.

Nisur nga këto rrethana, presioni i kryeministres Giorgia Meloni ndaj Bashkimit Evropian për të adresuar urgjentisht çështjen e migracionit duket edhe më i qartë.

Nëse fondet e premtuara nuk arrijnë së shpejti, 1.9 miliardë dollarë nga FMN, 500 milionë Euro nga BE dhe ato të vendeve të ndryshme, përfshirë 110 milionë nga Italia, situata do të shpërthejë.

Frika e ekzekutivit shoqërohet me shpresën se Evropa do të forcojë patrullimin në Mesdhe, përveç rrugës qendrore dhe asaj turke, ka të bëjë edhe ajo libaneze dhe do t’i kushtojë më shumë vëmendje pikave të nxehta në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ndërkohë që autoritetet italiane njoftuan se gjetën dhe dy trupa pajetë të një fëmije dhe një burri që u gjetën në bregdet, ndërsa janë shpëtuar 1200 emigrantë në det hapur.

Me dy viktimat e fundit, numri i atyre që humbën jetën në mbytjen e anijes tre javë më parë, disa qindra metra larg brigjeve kalabreze, shkon në 78, 32 prej tyre janë të mitur, nga të cilët 23 janë të grupmoshës nga 0 deri në 12 vjeç.

(Kosova Sot Online)