Lajçak sot në Beograd, takon Vuciq’in

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 08:00
Lajçak sot në Beograd, takon Vuciq’in

Me 18 mars do të mbahet në Ohër takimi, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pwrcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i 18 marsit, vjen pas dakordimit për Planin Evropian më 27 shkurt në Bruksel. Të dy shtetet u pajtuan për Planin Evropian, i cili u publikua menjëherë më pas, por marrëveshja nuk u nënshkrua nga asnjë shtet. Kosova dhe Serbia ende pritet të merren vesh edhe për Planin e Zbatimit të propozimit.

(Kosova Sot Online)