Vuçiq: Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 08:22
Vuçiq: Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nga sot do të nisë një turne në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka thënë se do të mundohet që të vizitojë 25 rajonet deri në fund të vitit.

Ai ka paralajmëruar vizitë edhe në Kosovë, shkruan Tanjug.

“Kësaj radhe do të mundohem t’i vizitoj të gjitha 25 rajonet deri në fund të vitit. Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, tha Vuçiq në mbledhjen e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe.

(Kosova Sot Online)