Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 09:29
Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve

Ka dhënë dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri, pas raportimeve mediale për disa shkelje ligjore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka bërë të ditur OAK-u, përmes një komunikate.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, pas publikimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” të shtunën me datë 11.03.2023 në KTV, njofton të gjithë avokatët dhe publikun e gjerë si dhe bënë me dije se: Bazuar në pretendimet e dhëna në këtë emision, sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij. Oda e Avokatëve të Kosovës, siguron të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështes profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj, kushtetues dhe ligjor.”

(Kosova Sot Online)