Prishtina ua ndalon autobusëve ndërurbanë hyrjen në brendi të qytetit

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 09:40
Prishtina ua ndalon autobusëve ndërurbanë hyrjen në brendi të qytetit

Duke filluar nga sot, në Prishtinë autobusët ndërurbanë nuk do të mund të hyjnë në brendi të qytetit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, ka njoftuar të premten, se me asistimin e Policisë, kanë nisur aksionin për parandalimin e futjes së autobusëve ndërurbanë në brendi të qytetit.

Sipas Komunës, këta autobusë duke u futur në brendi të qytetit përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit, me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet.

“Drejtoria e Inspeksionit, nga sot ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht, parandalimin e futjes në brendi të qytetit të opertorëve (ndërurban) që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë, dhe anasjelltas”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

(Kosova Sot Online)