Masakra me 1 të vdekur dhe 5 të plagosur, pamje nga lokali i bërë shoshë

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 10:15
Masakra me 1 të vdekur dhe 5 të plagosur, pamje nga lokali i bërë shoshë

Në Tiranë dje ka ndodhur një masakër, ku një person ka mbetur i vdekur dhe 5 të plagosur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga të shtënat mbeti e vrarë aksidentalisht banakierja e lokalit Mimoza Paja dhe u plagosën Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Meraj 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli 55 vjeç.

Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të Fatjon Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit. Një prej të plagosurve Sahit Murati është xhaxhai i Fatjon Muratit, dhe dyshohet se ka qenë në shënjestër.

(Kosova Sot Online)