"Jo Asociacion pa i përmbushur Serbia zotimet e saj"

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 11:19

Njohësi i çështjeve rajonale nga Sarajeva, Jasmi Mujanoviq, ka thënë se derisa Serbia nuk i ka formalizuar ende zotimet e saj për të lejuar Kosovën të anëtarësohet në institucione ndërkombëtare dhe se Kosova nuk duhet të bëjë hapa për themelimin e Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Jo. Nuk duhet të ketë hapa drejt çfarëdo forme të mekanizmave të qeverisjes lokale për ndonjë komunitet në Kosovë – asnjëra prej të cilave do të ishte eksluzivisht etnike – derisa Serbia nuk i ka formalizuar zotimet e saj për të lejuar pjesëmarrjen në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar studiuesi boshjak.

(Kosova Sot Online)