Dy të rinj vdesin nën shinat e trenit në Itali, njëri prej tyre është 15 vjeçari kosovar

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 12:25
Dy të rinj vdesin nën shinat e trenit në Itali, njëri prej tyre është 15 vjeçari kosovar

Dy të rinj 15-vjecarë kanë humbur jetën nën shinat e trenit ndërsa po kapërcenin binarët në rajonin e Lombardisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I riu kosovar Meriton Ajeti 15 vjeç, është një nga dy viktimat e kësaj tragjedie.

Së bashku me shokun e tij Manuel Gabriel Tejada Reyes kanë kapërcyer murin rrethues të stacionit duke evituar nënkalimin për udhëtarët, zgjedhje që i ka kushtuar jetën.

Një tren në tranzit me shpejtësi 80 km në orë, që po kalonte në ato caste nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë.

(Kosova Sot Online)