Në muajin shkurt ka rënie të çmimeve për disa produkte

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 13:44
Në muajin shkurt ka rënie të çmimeve për disa produkte

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, ku thuhet se ka rënie të çmimeve në muajin shkurt të vitit 2023 krahasuar me muajin e kaluar janar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve në produkte si dru zjarri, pelet etj. (-6.8%); shërbimet për transport (-5.3%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4.8%); blerja e automjeteve (-2.0%).

Ndërsa, ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (8.4%); pemë (3.2%); kujdes personal (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (0.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); bukë dhe drithëra (0.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK.

(Kosova Sot Online)