Kryediplomati flet me Lajçakun pas vizitës në Kosovë

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 14:38
Kryediplomati flet me Lajçakun pas vizitës në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dendias ka treguar se Lajçakun e informoj rrëth vizitës që ka pasur në Kosovë, më konkretisht në Prishtinë.

“Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajçakun dhe e informova për vizitën time të fundit në #Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)