Kusari flet për shtrenjtimin e rrymës

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 16:02
Kusari flet për shtrenjtimin e rrymës

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se ditët e në vijim pritet të shihet propozimi final për modelin e tarifave, pas paralajmërimit nga ZRRE-së për shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike për 14% nga prilli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kusari-Lila thotë se në takimin e 18 marsit presin qasje konstruktive, derisa theksoi se sa i përket planit të veprimit ende nuk është konfirmuar ai final.

Lidhur me paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtim të energjisë elektrike për 14%, deputetja e LVV-së tha se në ditët e në vijim pritet të shihet propozimi final për modelin e tarifave.

Derisa theksoi se Qeverisë së Kosovës i mbetet të gjejë se cila është forma për ta ulur ndikimin negativ të këtyre tarifave për qytetarët e Kosovës.

“Mbetet të shihet tashmë në ditët në vijim se cili do të jetë propozimi final për modelin e tarifave të energjisë elektrike, dhe prapë po them mbetet në trajtim nga ana e qeverisë se cila është forma dhe mënyra më e mirë për të ulur ndikimin negativ që mund të ketë tek familjet kosovare, në veçanti të atyre me të hyra më të vogla” , tha Kusari-Lila.

Lidhur me ecurinë e Ligjit për liritë fetare për të cilin nevojitet edhe prezenca dhe vota e deputetëve të Listës Serbe, deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se ende nuk kanë ndonjë konfirmim final se ata do të kthehen për të marr pjesë në seanca.


(Kosova Sot Online)