Ukraina dhe Rusia: I kemi shkaktuar humbje të mëdha njëra - tjetrës

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 16:30
Ukraina dhe Rusia: I kemi shkaktuar humbje të mëdha njëra - tjetrës

Ukraina dhe Rusia kanë njoftuar se I kanë shkaktuar humbje të mëdha njëra -tjetrës, ndërsa  beteja për Bakhmutin po intesifikohet.

Moska ka tentuar  të marrë qytetin lindor të Ukrainës për muaj të tërë gjatë një luftë shkatërruese.

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky deklaroi se forcat ruse kishin pësuar më shumë se 1100 të vdekur  gjatë disa ditëve të fundit ndërsa ishin lënduar rëndë shumë të tjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Rusia tha se kishe vrarë me shumë se 220 ushtarë të Ukrainës gjatë 24 orëve te fundit.

BBC nuk ka mundur  të verifikojë shifrat e bëra publike nga palët.

Analistët thojnë se Bakhmut nuk ka vlerë strategjike të madhe, por është bërë pikë qendrore për komandantët rusë që duan të japin me cdo kusht ndonjë lajm pozitiv për Kremlinin.

Pushtimi i qytetit do ta afronte Rusinë pak më afër qëllimit të saj për të kontrolluar të gjithë rajonin e Donetskit, që është një nga  nga katër rajonet në Ukrainën lindore dhe jugore të pushtuara nga Rusia shtatorin e kaluar, pas referendumeve të dënuara gjerësisht jashtë Rusisë si një mashtrim.

Komandantët ukrainas, të cilët kanë investuar burime të konsiderushmë për të mbrojtur  qytetin, thonë se strategjia e tyre synon të lidhë forcat ruse dhe të parandalojë Moskën që të nisë ofensiva të mëtëjshmë  në muajt e ardhshëm.

Pse Bakhmut ka rëndësi për Rusinë dhe Ukrainën

“Në më pak se një javë, nga 6 marsi, ne arritëm të vrisnim më shumë se 1.100 ushtarë kundërshtarë vetëm në Bakhmut, humbje e papërsëritshme e Rusisë pikërisht atje, shumë afër Bakhmutit,”, tha Zelensky në një videoadresim natën.

Ai shtoi se 1500 ushtarët  rusë u plagosën mjaftueshëm rëndë, sa për t’i mbajtur ata jashtë aksioneve të mëtejme.

Ministria Ruse e mbrojtjes tha se forcat ruse kishin  vrarë “me shumë se 220 ushtarë ukrainas”

Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Gjeneral Kolonel Oleksander Syrskyi, tha se grupi mercenar rus Ëagner  po sulmonte trupat e tij nga disa  drejtime, në një përpjekje për të thyer mbrojtjen dhe për të përparuar në rrethet qendrore të qytetit.

Organizatat paraushtarake janë në qendër të sulmit rus ndaj Bakhmutit. Udhëheqësi i saj, Yevgeny Prigozhin, vuri në rrezik  reputacionin e tij dhe atë të ushtrisë së tij private, për të kapur Bakhmutin.

Ai tha të dielën se situata në qytet ishte “e vështirë, tepër e vështirë, kundërshtarët po luftonin për çdo copë toke.

“Sa më afër qendrës së qytetit, aq më të ashpra janë luftimet,” tha ai nëpërmjet një incizimi të publikuar në Telegram.

Pas kapjes së “planifikuar” të Bakhmutit, “ne do te fillojmë përseri ta rindezim” dhe “ do të rifillojmë të rekrutojmë njerëz të rinj nga gjitha rajonet”, tha ai.

Të shtunën , Instituti per Studime të Luftrave, një institut kërkimor amerikan, raportoi se ofenziva e Moskes po ngecë.

“Luftëtarët e Grupit Ëagner kanë për qellim që të bëhen gjithnjë e më të fiksuar në zonat urbane… dhe për këtë arsye po e kanë të veshtirë të bëjnë përparime të rëndesishme,” tha ai.

Para pushtimit në Bakhmut jetonin rreth  70.000 njerëz, por kanë mbetur vetëm disa tani. Qyteti dikur ishte më i njohur për minierat e tij të kripes dhe gipsit, ndërsa njihet edhe për vreshta të mëdha të verës.

Ata që kane mbetur në keto zona rrezikojnë një ekzistencë të rrezikshme, pasi mbeten disa persona të plagosur të hënën, tha guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko.

Ashtu si Rusia, edhe Ukraina i ka dhanë rëndësi politike Bakhmutit, me Presidentin Zelensky duke bërë qytetin një emblemë të rezistencës.

Kur ai vizitoi Uashingtonin në dhjetor, ai e quajti atë “kështjell e moralit” dhe i dhuroi flamurin e Bakhmutit Kongresit të SHBA-së.

Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë se midis 20.000 deri në 30.000 trupa ruse janë vrarë apo plagosur deri më tani në Bakhmut dhe rrethina.

Më gjërsisht në të gjithë rajonin e Doneskut, janë plagosur shtatë banorë te hënën tha zoti Kyrlenko.

Më tej në lindje në Luhansk, guvernatori rajonal Serhily Haidai tha se kundërshtaret kishin “intensifikuar ndjeshëm granatimet” në vijën e frontit, me një rritje te sulmeve.

Haidai shtoi se trupat ruse gjithashtu po vazhdonin te sjellnin pajisje dhe trupa ne këtë zonë.

Ndërsa ne anën tjetër te Ukrainës lindore,  ka pasur 47 sulme ndaj trupave ukrainase në Zaporizhzhia, sipas administrates rajonale.

Ështe raportuar gjithashtu për bombardime në pjesën të madhe të rajonit të Donbasit.


(Kosova Sot Online)