Arr'estohen katër policë për to*rturë ndaj një të bur'gosuri

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 17:07
Arr'estohen katër policë për to*rturë ndaj një të bur'gosuri

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve në Greqi njoftoi arrestimin e katër pjesëtarëve të policisë greke të cilët akuzohen “për torturë dhe fyerje të tjera të dinjitetit njerëzor me bashkëpunim” ndaj një të burgosuri shqiptar.

Arrestimi është kryer nga Shërbimi i Punëve të Brendshme të Forcave të Sigurisë dhe katër policët janë dërguar në prokurorinë kompetente, thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Siç rezultoi nga hetimi, të arrestuarit , një oficer, 2 policë dhe roja speciale, të ngarkuar me përgjegjësinë e ruajtjes dhe transferimit të të burgosurve në institucionin e vuajtjes së dënimit, kanë kryer akte rrahjeje dhe torture ndaj një të burgosuri të huaj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit.

Mjetet greke të informimit kanë njoftuar se i burgosuri ishte një shqiptar, i dënuar për drogë dhe grabitje, dhe po transferohej nga Selaniku drejt burgut të sigurisë së lartë të Koridhalosit në Athinë.


(Kosova Sot Online)