Lajmi i fundit: Dy të rinj goditen nga treni, njëri nga ta nga Kosova

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 17:23
Lajmi i fundit: Dy të rinj goditen nga treni, njëri nga ta nga Kosova

Raportohet se në Itali ka ndodhur një aksident tragjik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Dy persona kanë mbetur të vdekur, në mesin e tyre edhe kosovari, Meriton Ajeti i cili ishte 15 vjeçar.

Ky rast tragjik ka ndodhur në stacionin e trenit San Pietro Berbenno, në rajonin e Lombardisë.

Treni tranzit i cili po ecte në ato çaste me një shpejtësi 80 kilometrash në orë, nuk ka mundur të ndaloj në kohë për të evituar tragjedinë.


(Kosova Sot Online)