Fitoi tender me dokument të falsifikuar, ndalohet për 48 orë

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 17:36
Fitoi tender me dokument të falsifikuar, ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se një person është ndaluar i akuzuar për keqpërdorim dhe mashtrimn në prokuorim publik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njofton kjo prokurori, A.K. dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar, kinse të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes, me të cilin dokument ka aplikuar dhe e ka fituar një tender publik në vitin 2021, Komuna e Gjilanit.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve të dyshuarin A.K., për shkak të veprës penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’, nga neni 415 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim e Prokurorisë. 


(Kosova Sot Online)