Abbott: Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën

  • A P /
  • 13 March 2023 - 18:02
Abbott: Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën

Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën, ka deklaruar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

”Është i arritshëm një hap i vërtetë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë“, ka shkruar ai në Facebook, të hënën.

Ai ka thënë se marrëveshja potenciale do të sillte përfitime praktike dhe politike.

”Qeveria dëshiron të arrijë një plan kohor realist të zbatimit dhe mirëpres që disa parti opozitare po ofrojnë mbështetje të dobishme. Tani është koha për të marrë prapa një marrëveshjeje dhe zbatimin e saj për të siguruar një marrëveshje që funksionon për Kosovën. Ne besojmë se po“, ka thënë ai.

Më 18 mars, në Ohër do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. 


(Kosova Sot Online)