Njësite policore arrestojnë një person të dyshuar për disa vjedhje

  • A P /
  • 13 March 2023 - 22:50
Njësite policore arrestojnë një person të dyshuar për disa vjedhje

 Në person i dyshuar për disa vjedhje të rënda, është arrestuar sot nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, në lagjen Emshir në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rastet për të cilat dyshohet i arrestuari, kanë ndodhur gjatë muajit mars 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:  – E.K, mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)