Voziti me shpejtësi të madhe, i hiqet e drejta e vozitjes për një vit dhe u gjobit me 500 euro

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 09:52
Voziti me shpejtësi të madhe, i hiqet e drejta e vozitjes për një vit dhe u gjobit me 500 euro

Policia e Kosovës e ka gjobitur një vozitës me 500 euro si dhe i ka caktuar masën mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një vit, pasi ka tejkaluar shpejtësinë e rekomanduar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, shoferi është gjobitur edhe me 500 euro si dhe me pikë negative.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 130 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”.

“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti”.

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)