Dy vëllezër i godasin dy mjekë, arrestohet njëri, tjetri në kërkim

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 10:25
Dy vëllezër i godasin dy mjekë, arrestohet njëri, tjetri në kërkim

Një 31-vjeçar është arrestuar sot nga policia në Kukës, shkruan “Kosova Sot Online”.

31 vjeçari dhe i vëllai i tij 41-vjeçar kanë goditur dy mjekë në spitalin e Kukësit për shkak të detyrës.

Kurse, 41-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)